Diskutohet agresioni serb në Kosovë, rezolutë e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 09:06 | Kosova
Diskutohet agresioni serb në Kosovë, rezolutë e

Parlamenti Europian do të diskutojë sot lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kjo është bërë e ditur nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula. Ai nënvizoi se gjatë këtij muaji, Parlamenti Europian pritet të miratojë dhe një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, shkruan Picula në profilin e tij në platformën X.

Eurodeputeti kroat, i cili mori përsipër vetë këtë rezolutë, njoftoi se mori shumicën e nevojshme për propozimin e tij. Ndërkohë, gjatë të hënës, Bashkimi Europian konfirmoi se Kosova ka mandate për të hetuar lidhur me sulmin terrorist.

Zëdhënësi Peter Stano tha se Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte, ndërsa nuk dha një përgjigje të prerë nëse BE-ja do të ndihmojë në ekstradimin e përgjegjësit të sulmit të armatosur në Banjskë, Milan Radojçiç. Ai nënvizoi se Brukseli është gati t’i vendosë masa Beogradit, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë në agresionin ndaj Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos