Ushtria serbe në veri, DASH: Po e ndjekim situatën me shqetësim

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 08:21 | Kosova
Ushtria serbe në veri, DASH: Po e ndjekim situatën me shqetësim

SHBA-ja ende nuk i ka verifikuar raportimet se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri pranë Kosovës dhe konfirmimi erdhi nga zëdhënësi i DASH, Mathew Miller.

“Ka pasur disa raportime se Serbia e ka tërhequr personelin ushtarak dhe pajisjet nga kufiri me Kosovën. Ne ende nuk e kemi verifikuar këtë. Do vazhdojmë të kërkojmë përsëri informacion. Por nëse është e vërtetë, do të jetë një hap i mirëpritur nga ana jonë. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për një cikël tensionesh në rritje dhe dhunën sporadike në veri të Kosovës dhe vazhdojmë të inkurajojmë të dyja palët, që të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha zyrtari amerikan.

Ai shton se SHBA-ja është vazhdimisht në kontakt me autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit, për të mbajtur nën kontroll tensionet dhe dhunën në veri të Kosovës.

“Ka pasur bisedime. Sekretari Blinken sigurisht që ka folur të premten me presidentin serb Vuçiç, ka pasur bisedime edhe përgjatë fundjavës, por bisedime të një niveli tjetër, brenda Departamentit të Shtetit”, shtoi Miller.

Miller thotë se zgjidhja mes dy vendeve, vjen vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Komandanti i ushtrisë serbe, Milan Mojsilovic, tha të hënën se Serbia i ka tërhequr disa trupa të stacionuara para kufirit me Serbinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos