Prag tragjedie në Britani, rrufeja godet depozitën e gazit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 07:58 | Bota
Prag tragjedie në Britani, rrufeja godet depozitën e gazit

Momente frike kanë përjetuar, mbrëmjen e kaluar, mijëra banorë të Oksfordit në Britaninë e Madhe, pasi një shpërthim i fortë, i shoqëruar nga një “top zjarri” ndriçoi qiellin mbi qytetin anglez për disa minuta.

Disa imazhe dhe disa video vërtet mbresëlënëse qarkulluan menjëherë në rrjetet sociale, duke rritur edhe më tej panikun për atë që kishte ndodhur

Shpërthimi dhe zjarri,  shpjegoi më vonë Policia e Oxfordshire, u shkaktuan nga një rrufe që goditi një rezervuar gazi brenda një uzine që shndërron mbetjet në biogaz.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, teksa kompania është duke vlerësuar dëmet të cilat janë tepër të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos