Sekreti i vajzave koreane për lëkurë prej mëndafshi që ia vlen të provohet

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 20:38 | Aktualitet
Sekreti i vajzave koreane për lëkurë prej mëndafshi që

E dimë që mukoza e kërmillit duket pak e pakëndshme…ngjitëse dhe me një strukturë të çuditshme. Megjithatë, askush nuk mund të kundërshtojë përfitimet që ky përbërës mund t’i japë lëkurës tuaj.

Deri më tani , përbërës të tillë si retinoli, AHA dhe BHA apo vitamina C, që nevojiten për një lëkurë të shëndetshme, mund të kenë qenë protagonistë në kujdesin e lëkurës, por këtë vjeshtë fokusi është te mbrojtja e lëkurës, por edhe te rigjenerimi i saj.

Mukoza e kërmillit është një pjesë integrale e kujdesit të lëkurës koreane, ndërsa është përdorur që në kohët e lashta, pasi ka referenca për Hipokratin, i cili përdorte mukozën e kërmillit për të shëruar plagët ose për arsye estetike.

Sipas Dr. Ko Lamm, një dermatolog nga Koreja, “mukoza e kërmillit ka veti natyrore rigjeneruese dhe mbrojtëse, të cilat funksionojnë jashtëzakonisht mirë edhe për lëkurën e njeriut”. “Ky xhel i veçantë nga kërmilli përmban faktorë forcues dhe rigjenerues si acidi hialuronik dhe antioksidantë, të cilët rrisin prodhimin e kolagjenit. Ai gjithashtu përmban glikoproteina, elastinë dhe peptide, të cilat janë ideale për të mbrojtur lëkurën tonë”.

Sipas ekspertit “e gjithë kjo do të thotë më pak skuqje dhe inflamacion në lëkurë, falë faktorëve rigjenerues, por edhe lëkurë më të hidratuar dhe të lëmuar”. Ndër të tjera, mukoza e kërmillit, për shkak se ka bazë ujin, është ideale për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të yndyrshme.

Si ta përdorni?

Mukoza përmban një konsistencë të ngjashme me xhel dhe ujë. Kjo është arsyeja pse është më mirë ta përdorni si tonik ose serum. Koha më e mirë për ta përdorur është natën, kur lëkura përparon më intensivisht në ritme rigjeneruese dhe kështu mund ta forcojë procesin. Pas pastrimit të mbrëmjes, vazhdojmë me xhelin e kërmillit dhe përfundojmë procesin me kremin hidratues.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta përdorim në mëngjes. Produktet me mukozë kërmilli janë gjithashtu ideale si bazë për lëkurën para make-up-it.

Shënim: Së fundi, një nga pikat më të rëndësishme është aplikimi i këtyre produkteve në lëkurë të freskët dhe jo në lëkurë të thatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos