Tentuan të nxirrnin armë e kanabis me kamperin e tyre nga Shqipëria, në pranga dy francezë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 12:42 | Kronikë
Tentuan të nxirrnin armë e kanabis me kamperin e tyre nga

Dy shtetas francezë, të identifikuar si Sylvain Mardon  dhe Clarisse Estelle Matte janë arrestuar në Postin e Durrësit, pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me një automjet kamper (rulotë), ku kishin fshehur armë sportive dhe kanabis.

Dy francezët tentuan të transportonin drogë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ata u arrestuan në portin e Durrësit. Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

“Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Exit”, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare. Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me një automjet kamper, ku kishin fshehur një armë sportive dhe një sasi cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas francezë. Sekuestrohen arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga strukturat hetimore dhe ato operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, për goditjen e tentativave për të trafikuar armë dhe/ose lëndë narkotike, drejt shteteve të BE-së, u organizua operacioni policor i koduar “Exit”.

Nga kontrollet me përzgjedhje të kryera në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u konstatua se në automjetin kamper, me drejtues shtetasin francez S. M. dhe ku ishte pasagjere shtetasja franceze C. M., ishte përshtatur një hapësirë, për fshehjen e një arme sportive dhe të një sasie lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit nga Franca, S. M., 25 vjeç dhe C. M., 28 vjeçe, të dy banues në Francë. Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos