Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali. Ministria e Jashtme shqiptare: Ngushëllime familjarëve!

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 07:59 | Aktualitet
Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali. Ministria e Jashtme shqiptare:

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Itali, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 mbetën të plagosur.

Ministria shkruan se Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos