Ikonat e Kishës nën shënjestrën e hajdutëve, arrestohet një 45-vjeçar

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 10:31 | Kronikë
Ikonat e Kishës nën shënjestrën e hajdutëve, arrestohet

Një 45-vjeçar nga fshati Sovjan i Maliqit është vënë në pranga nga policia e Korçës nën akuzën e vjedhjes së objekteve të kultit.

Në njoftimin e policisë, mësohet se shtetasi F. M. është kapur në kushtet e flagrancës teksa po vidhte ikonat e Kishës së fshatit Sovjan.

Gjithashtu, ai dyshohet të ketë dëmtuar ikonatin gjatë vjedhjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos