Broja kthehet në Kombëtare për sfidën ndaj Çekisë, Cikalleshi në dyshim

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 10:21 | Futboll
Broja kthehet në Kombëtare për sfidën ndaj

Kur kanë mbetur dhe disa ditë nga ndeshja e shumëpritur dhe vendimtare për kombëtaren shqiptare me Republikën Çeke, Federata e Futbollit bëri publike dhe programin që do të ndjekin kuqezinjtë.

Trajneri Sylvinho do të bëjë zyrtare listën e futbollistëve të grumbulluar, mesditën e të premtes. Sipas FSHF-së, në orën 12:00, braziliani do të ketë gati emrat e përzgjedhur për ndeshjen me çekët më 12 tetor, si dhe miqësoren me Bullgarinë, 5 ditë më vonë.

Ndërkohë, mëngjesin e të shtunës, Sylvinho do të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku përveçse do të komentojë zgjedhjet e tij do të tregojë dhe ambiciet që kuqezinjtë kanë.

Sipas raportimeve, një pjesë e madhe e lojtarëve do të mbërrijnë në Tiranë ditën e diel, pasi të përfundojnë dhe ndeshjet në kampionatet që luajnë, ndërsa pjesa e mbetur do t’i bashkohen grupit të hënën kur do të nisin zyrtarisht në orën 17:00 dhe përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme.

Aktualisht, Shqipëria pozicionohet e para në grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Republika Çeke dhe Moldavia dhe katër larg Polonisë.

Ndeshja me çekët do të luhet më 12 tetor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos