
Një punonjës i degës doganiere në portin e Durrësit është vënë në pranë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Përgjegjësi i turnit, H. L., 52 vjeç akuzohet se ka lejuar të dalë nga zona e portit, një kontenier që ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, e cila përbën detyrim për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore.
Ndaj punonjësit është vendosur masa e arrestit, teksa vijojnë hetimet. (A2 Televizion)