“Situatë e papërballueshme”, Sunak do të kërkojë zgjidhje europiane për emigracionin

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 09:44 | Bota
“Situatë e papërballueshme”, Sunak do të

Nga Granada e Spanjës, ku mbahet samiti i liderëve europianë, kryeministri britanik Rishi Sunak do të bëjë thirrje për veprim më të koordinuar për të luftuar numrin në rritje të emigrantëve të paligjshëm në kufijtë e kontinentit.

Siç raportojnë mediat britanike, numri një i Londrës do të paralajmëroje se situata është e pamoralshme dhe e papërballueshme. Ai do të kërkojë ”zgjidhje të gjera krijuese” ndaj krizës së migracionit në Europë, çka për të nënkupton veprim kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe ashpërsim të kontrolleve kufitare.

Sunak do të kryesojë një takim të udhëheqësve së bashku me kryeministren italiane Georgia Meloni, vendi i së cilës ka pritur mbi 100 mijë emigrantë deri më tani këtë vit.

Ai do të darkordësohet gjithashtu me krerët e Belgjikës, Bullgarisë dhe Serbisë për shkatërrimin e grupeve kriminale duke shkëmbyer më shumë informacione të zbulimit dhe duke përmirësuar bashkëpunimin në nivel operacional.

Lideri britanik e ka kthyer ndalimin e varkave me emigrantë në kanalin e La Manshit, prioritet të qeverisë së tij. Ministrja për punët e brendshme Suella Braverman paralajmëroi të martën se Britania po përballej me një “stuhi emigrantësh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos