All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Funerali i ushtarit ukrainas kthehet në tragjedi, 51 të vrarë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 08:10 | A2 CNN në Ukrainë
Funerali i ushtarit ukrainas kthehet në tragjedi, 51 të vrarë
All - Paragraf - 1

Një varrim për një ushtar ukrainas, i cili ra në krye të detyrës, teksa mbronte vendin e tij është kthyer në një masakër. Rusia ndërmori një sulm me raketa duke lënë të vrarë 51 persona në fshatin ukrainas Hroza. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 6-vjeçar.

Kjo është masakra më e rëndë e shkaktuar nga lufta në rajonin e Kharkiv. Sipas burimeve mediave të huaja, në qytetin afër Kupiansk nuk ka objektiva ushtarake në zonë dhe as nuk ka pasur ushtarë të pranishëm.

All - Paragraf - 3

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës fajësoi Rusinë për sulmin dhe tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë. Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin. Ushtari ishte varrosur më parë në Dnipro, por të afërmit e tij thanë se donin ta rivarrosnin në fshatin e tij të lindjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos