Shpërthime në Kiev e Odesa, alarm antiajror në 8 rajone

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 08:04 | Bota
Shpërthime në Kiev e Odesa, alarm antiajror në 8 rajone

Ka qenë një natë e trazuar në shumë rajone të Ukrainës, për shkak të sulmeve ajrore të Rusisë, e cila prej 590 ditësh tashmë vijon ofensivën e saj, në një akt agresioni të paprovokuar.

Shpërthime të fuqishme raportohet të jenë dëgjuar në Odesa e Kiev, teksa alarmi antiajror ka detyruar banorët të shkojnë në vendstrehime edhe në Kharkiv, Poltava, Khmelnytskyi, Chernivtsi e Kirovohrad.

Aktualisht, raportohen dy civilë të vrarë në Sumy, por bilanci mund të jetë edhe më i rëndë pasi bombardimet kanë qenë tepër të intensifikuar.

Ndërkohë, Ukraina është kundërpërgjigjur me dronët e saj ujorë, të cilët u interceptuan nga mbrojtja ruse në Sebastopoli e Belgorod, duke mos i lejuar që të dëmtojnë florën në Detin e Zi.

Gjithashtu, burime nga Moska zyrtare bëjnë me dije se 5 dronë të tjerë u rrëzuan nga sistemi antiajror në afërsi të rajonit jugperëndimor të Belgorodit.

Presidenti Zelensky, ndërkohë, bëri një bilanc të pjesëmarrjes së tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian, gjatë mesazhit të tij të përnatshëm drejtuar popullit ukrainas, teksa nuk harroi të falënderonte vendet aleate.

 “Një ditë e gjatë dhe e ngarkuar. Shumë takime, negociata të rëndësishme. Do të kemi më shumë mbrojtje ajrore. Ka marrëveshje të qarta. Kjo është shumë e rëndësishme para dimrit. Ushtarët tanë do të kenë më shumë artileri. Do të ketë më shumë armë me rreze të gjatë veprimi”, tha Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos