Përshkallëzojnë ndjeshëm tensionet mes Izraelit dhe Gazës. Sipas Tel Avivit, mbi 2500 raketa u lëshuan në drejtim të vendit, nga Rripi i Gazës, mëngjesin e së shtunës, ndërsa dhjetëra pjesëtarë të armatosur të grupit militant Islamik,
Hamas, infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti, në një mësymje të papritur. Video shokuese u shpërndanë ne mediat lokale që tregonin militantët teksa qëllonin kalimtarë të rastësishëm nëpër rrugë. Qindra njerëz po trajtohen në spitalet e izraelit, me të paktën një grua që u vra në sulmin intensiv me raketa. Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin ne lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë.
Sakaq, Ministri i mbrojtjes YoavGallant tha se Hamasi kishte bërë një gabim të madh që kishte nisur luftë kundër Izraelit. Forcat e mbrojtjes shpallën gjendjen e gatishmërisë për luftë, me ushtrinë që nisi sulmet ajorre kundër shënjestrave të Hamasit në rripin e gazës.
Lideri I Hamas, Mohammed Deif pretendon se rreth 5 mijë raketa ishin lëshuar në drejtim të Izraelit jugor si pjesë e “Operacionit, Stuhia Al- Aqsa”. Sipas tij, kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj masakrave të pushtuesve kundër civilëve palestinezë. (A2 Televizion)
