
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, është përballur me një lumë sharjesh e ofendimesh gjatë një shëtitje nëpër rrugët e qytetit.
Sulmi verbal ndaj diplomatit amerikan ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa ndaj tij u lëshuan ofendime si “Vrasës i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija janë pjesë e Serbisë” dhe “Populli serb është me Rusinë”.
Shkak i këtij sulmi nga gratë protestuese duket të ketë qenë roli që Chirstopher Hill ka mbajtur në vitin 1999, si i dërguari i SHBA për të negociuar paqen mes Beogradit dhe Prishtinës, që përfundoi me bombardimin e Serbisë. (A2 Televizion)