Plan për të aneksuar veriun e Kosovës? Reagon shefi i shtabit të ushtrisë serbe

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 10:59 | Ballkani
Plan për të aneksuar veriun e Kosovës? Reagon shefi i shtabit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç deklaroi se nuk ka pasur asnjë plan për të aneksuar veriun e Kosovës, në një veprim të ngjashëm me atë të Rusisë në Donbass.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, tha Mojsilloviç gjatë një konference për shtyp.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos