Grabitje me armë te “Myslym Shyri” në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 21:09 | Kronikë
Grabitje me armë te “Myslym Shyri” në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet, ku një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash në një biznes.

Sipas policisë, autori mbante veshur një kostum të kuq dhe kapele, ndërsa menjëherë pas marrjes së parave, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.”

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos