All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Partizanit i largohet trajneri, kush do i drejtojë “Demat”?

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 16:19 | Futboll
Partizanit i largohet trajneri, kush do i drejtojë “Demat”?
All - Paragraf - 1

Zoran Zekić nuk do të jetë më trajneri i Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit të Kategorisë Superiore.

Është vetë klubi i kuq ai që njofton transferimin e kroatit tek Osijek, për shkak të arsyeve familjare.

All - Paragraf - 3

“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Momentalisht, drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj, mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos