Ushtria izraelite do të sulmojë Hamasin me një forcë “si kurrë më parë”, u zotua kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa konflikti hyn në ditën e katërt pas sulmit të papritur shkatërrues të militantëve islamikë në territorin izraelit.
“Përgjigjja e Izraelit ndaj armiqësive të nisura nga Hamasi, do të ndryshojë Lindjen e Mesme”, tha më herët sot kryeministri i tij, Benjamin Netanyahu, duke folur me kryetarët lokalë në kufirin jugor të Izraelit.
“Sulmet e pamëshirshme të Hamas i morën jetën izraelitëve të pafajshëm. Familje të tëra u therën në shtëpitë e tyre, u masakruan qindra të rinj në një festival të hapur, u rrëmbyen forcërisht qindra gra, fëmijë e të moshuar, madje edhe të mbijetuar të holokaustit. Terroristët e Hamas pushtuan, dogjën e ekzekutuan fëmijë. Ata janë egërsira. Hamas është ISIS. Dhe njësoj si forcat e civilizuara u bashkuan për të mposhtur ISIS, forcat e civilizimit duhet të mbështesin Izraelin, për të mposhtur Hamasin”, theksoi ai. (A2 Televizion)