Është rënduar bilanci i tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.2 që goditi Afganistanin të shtunën e 7 tetorit. Sipas autoriteteve vendase numri i viktimave ka arritur në 4 mijë, ndërsa rreth 2000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.
“Deri më tani, statistikat që kemi marrë në lidhje me viktimat, për fat të keq i kalojnë 4000 njerëz. Sipas të dhënave tona, rreth 20 fshatra janë rrënuar plotësisht”, tha në një konferencë për shtyp Mullah Saiq, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Afganistanit (ANDMA).
Tërmeti goditi provincën Herat dhe zonat fqinje të shtunën pasdite, me lëkundjen e parë që ndodhi rreth orës 11:10 me orën lokale.
Gjithsej më shumë se 1000 shpëtimtarë në 35 ekipe shpëtimi nga institucione të ndryshme po kryejnë përpjekje për ndihmë në zonat e prekura, tha zëdhënësi.
Kina të dielën i dha Gjysmëhënës së Kuqe afgane 200.000 dollarë amerikanë në para të gatshme si ndihmë emergjente humanitare për të ndihmuar përpjekjet e saj të shpëtimit dhe ndihmës në fatkeqësi. (A2 Televizion)