Takimi i ministrave të jashtëm të BE, Borell fton në tryezë Izraelin dhe Palestinën

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 16:57 | Bota
Takimi i ministrave të jashtëm të BE, Borell fton në

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki janë ftuar të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm evropianë. Lajmi është konfirmuar nga kryediplomati i BE-së Joseph Borrell. Fokusi padyshim është fronti i luftës që është rindezur në Lindjen e Mesme.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet në mbrëmje. Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm (Autoritetit Palestinez) Maliki që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, tha Borrell në një postim në platformën e rrjeteve sociale X, dikur Twitter.

Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, Oman, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Disa ministra do të jenë personalisht, të tjerë do të marrin pjesë në takim nga distanca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos