Brokoli, në sa minuta zierje e humbet efektin e tij antikancerogjen

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 20:25 | Lifestyle
Brokoli, në sa minuta zierje e humbet efektin e tij antikancerogjen

Kur flasim për mbrojtjen kundër kancerit, nuk është vetëm ajo që hamë, por edhe mënyra se si e gatuajmë! Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit ka publikuar disa këshilla praktike gatimi për të përfituar sa më shumë nga vaktet tona.

Zierja me avull për pesë minuta është mënyra më e mirë për të ruajtur enzimën myrosinase të pranishme në brokoli, e cila është thelbësore për formimin e substancës anti-kancerogjene sulforaphane.

Zierja e brokolit në avull për më shumë se pesë minuta, pjekja, mikrovala ose një metodë tjetër e shkatërron këtë enzimë, si dhe vetitë anti-kancerogjene të kësaj perime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos