Drejtimi i grupit të PD-së, Kuvendi i dyzuar, përsëri nuk njeh shkresat e Bardhit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 13:13 | Politikë
Drejtimi i grupit të PD-së, Kuvendi i dyzuar, përsëri nuk

Që prej katër shtatorit çdo seancë plenare ka nisur me konfliktin, tashmë të bërë rutinë ndërmjet demokratëve, se kush ka drejtimit e grupit parlamentar të PD.

Tonet e ngritura të Lulzim Bashës duket se e kanë stepur Kryetaren e Kuvendit. Konsulenca juridike për Lindita Nikollën rezulton të jetë një proces tepër i gjatë pasi ende nuk ka vendosur se kë duhet të njohë de jure dhe de facto si drejtues tëgrupit parlamentar të Partisë Demokratike, gjë e cila është reflektuar edhe nëmarrëdhënien politike brenda sallës së Kuvendit.

Një debat i tillë duket se katë gjitha gjasat që do të ndodhë edhe në seancën e të enjtes. Ndonëse një mbledhje ku palët do të duhet të japin mbështetjen me fjalë e me votë për Kosovën, rendi i ditës i Lindita Nikollës mund të fusë përsëri opozitën në sherr.

Një ndër arsyet është përcaktimi i Oerd Bylykbashit si deputet jashtë grupeve parlamentare, ndonëse në Kuvend ka një njoftim zyrtar nga kreu i grupit që e përfshin atë në mes deputetëve demokratë.

Këtë akt grupi parlamentar i PD-së me në krye Gazmend Bardhin e ka bërë që në datën 19 shtator, siç dëshmon edhe shkresa e dërguar në Kuvend, por për Kryetaren e Kuvendit, 21 ditë nuk mjaftojnë për të zbatuar një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke reflektuar tymnajën procedurale në të cilën është futur ndarja e grupeve parlamentare, ku mazhoranca gjen edhe interesin e vet për të mos qartësuar situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos