
Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley ka udhëtuar sot drejt Izraelit për të shprehur solidaritetin e tij dhe për të treguar mbështetjen me popullin e Izraelit, pas sulmeve të Hamasit.
Sipas Ministrisë së Jashtme, Sekretari Cleverley, ndërsa ishte duke vizituar qytetin Ofakim në jug të Izraelit, është përballur me sirenat që paralajmëruan një sulm me raketa të Hamasi.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet edhe momenti kur Cleverley vrapon për t’u mbrojtur nga sulmet, duke u fshehur në një ndërtesë aty pranë. (A2 Televizion)