
Mbrëmjen e së enjtes pritet të luhet ndeshja e shumëpritur nga të gjithë shqiptarët, Shqipëri – Çeki, në kuadër të kualifikimeve të EURO 2024.
E ndërsa organizatorët janë duke kryer përgatitjet e fundit për të garantuar kushte sa më optimale për mbarëvajtjen e ndeshjes, një detaj interesant është filmuar nga brenda stadiumit “Air Albania”.
Në disa foto të siguruara nga A2 CNN shihet se në të gjithë hapësirën e tribunës qendrore dhe asaj VIP janë vendosur qeleshe, që do të jenë në dispozicion të tifozëve që kanë zënë vendet aty për të shijuar spektaklin e kuqezinjve. (A2 Televizion)