U hodh me parashutë një javë më parë, ndërron jetë gjyshja 104-vjeçare

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 09:15 | Bota
U hodh me parashutë një javë më parë, ndërron

Dorothy Hoffner, 104-vjeçarja nga Çikago, e cila u hodh me parashutë, një javë më parë, ndërroi jetë të hënën, njoftuan mediat lokale.

Një javë më parë, Hoffner u hodh me parashutë nga një lartësi prej 4 mijë metrash pikërisht për të festuar ditëlindjen e saj.

Hoffner besohet se vendosi një rekord të ri botëror për parashutistin më të vjetër në botë. Rekordi Botëror Guinness ende nuk e ka përfunduar procesin e certifikimit të tij. Rekordi aktual u vendos në maj 2022 nga 103-vjeçarja Linnéa Ingegärd Larsson nga Suedia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos