300 mijë izraelitë nën armë, forcohet dhe kufiri me Libanin

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 16:35 | Bota
300 mijë izraelitë nën armë, forcohet dhe kufiri me Libanin

Përveç rrethimit të Gazës, forcat izraelite kanë forcuar praninë dhe kufirin edhe me Libanin, nga ku Hezbollahu ka lëshuar raketa herë pas here.

Hezbollahu, njësoj si Hamasi, cilësohet si organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera.

E mbështetur nga Irani, ajo ka një prani të fortë ushtarake dhe politike në Liban dhe fuqi të konsiderueshme në një vend pa një qeveri apo president funksional.

Nëse situata përshkallëzohet dhe hapet një front i ri në këtë luftë ,Izraelin përballet me një tjetër konflikt në shkallë të plotë me Libanin, efekt do të jehonte në të gjithë rajonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos