Shqipëria në delir nga fitorja kuqezi, mijëra qytetarë në sheshet e qyteteve kryesore

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 21:19 | Futboll
Shqipëria në delir nga fitorja kuqezi, mijëra qytetarë

Fitorja e jashtëzakonshme e Kombëtares Shqiptare ndaj Çekisë 3-0 ka nxjerrë në rrugët e qyteteve kryesore të vendit mijëra tifozë të futbollit, por jo vetëm për të festuar këtë moment, që me shumë mundësi na dërgon në finalet e Europianit të Gjermanisë.

Festime të mëdha ka pasur në Fier, Elbasan, Pogradec, Kukës, Durrës dhe shumë qytete të tjera, ku qytetarët kanë dalë në rrugë me makina dhe flamuj duke brohoritur për djemtë që na bënë krenarë në këtë mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos