
5 oficerë policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në lindje të qytetit të Minnesotës në Princeton.
Autori i këtij sulmi është ende në arrati dhe policia po kërkon ndihmën e banorëve të zonës për kapjen e tij.
Oficerët e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk rrezikon jetën nga plumbat e marrë.
Dinamika e sulmit është ende e paqartë, teksa forca të shumta kanë rrethuar zonën për të penguar autorin të largohet. (A2 Televizion)