
Një aksident i rëndë është shënuar, mëngjesin e së premtes, në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës, është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi, si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe ekspertët e grupit hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. (A2 Televizion)