All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bazilika në mëshirë të fatit, “Fjetja e Shën Mërisë” vlerë e ikonografisë shqiptare

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 13:42 | Aktualitet
Bazilika në mëshirë të fatit, “Fjetja e Shën
All - Paragraf - 1

Bazilika ‘’Fjetja e Shën Mërisë” në Bishqethëm të Lushnjës, është ndër objektet e kultit ndër më të rrallat jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Por, si shumë objekte të tilla në vendin tonë edhe pse në letra ka marrë statusin e monumentit të kulturës, në realitet përkujdesja edhe mirëmbajtja lënë për të dëshiruar.

All - Paragraf - 3

Përveçse një objekt kulti, ikonografia e kësaj bazilike është tërësisht shqiptare e pikturuar nga familja Cetiri nga Grabova mbi 3 shekuj më parë.

Dhe kjo është një arsye më shumë për të mbrojtur këto piktura që janë pjesë e trashëgimisë sonë të besimit ortodoks.

Përveç pikturave edhe historia e kësaj bazilike daton disa qindra vite më parë.

All - Paragraf - 6

Kjo bazilikë është edhe një vlerë e paçmuar e identitetit të kësaj zone, ndaj mirëmbajtja dhe trashëgimia e saj nuk duhet të lihet më në mëshirë të fatit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos