Të huajt e ardhur si turistë apo tifozë po shpëtojmë konsumin e zhytur në krizë si pasojë e inflacionit dhe largimeve nga vendi të shqiptarëve.
Nga hotelet, te baret e kioskat, finalja në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, bizneset në kryeqytet po raportojnë më shumë shitje.
“Nuk mund të them me saktësi se sa, por e sigurt që po ka më shumë shitje se në ditët e shkuara.”
Megjithatë biznesi që po arkëton më shumë para nga shitjet është ai suvenier.
“Ka më shumë prurje dhe kërkesë si nga vendasit por edhe tifozët. Pas largimit të turistëve masivë, kjo ditë po mbush boshllëkun e krijuar.”
Po çfarë po qërojnë më shumë miqtë nga Evropa Qendrore?
“Preferojnë shumë prodhimit e drurit. Enët e kuzhinës dhe figurat e pikturuara me dorë i tërheqin goxha shumë.”
“Marrin edhe dhurata të ndryshme për t’ua çuar të afërmve të tyre në shtëpi kur kthehen pas.”
Ndonëse në shifra të përafërta, zinxhiri i bizneseve të lidhura me ardhjen e tifozëve dhe turistëve me rastin e ndeshjes Shqipëri-Çeki përllogaritet të ketë pasur xhiro që kapin nivelet e dhjetëra – mijëra eurove. (A2 Televizion)
