Eksodi i 1 milion palestinezëve nga Gaza

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 11:42 | Bota
Eksodi i 1 milion palestinezëve nga Gaza

Në prag të nisjes së një operacioni ushtarak tokësor që synon shfarosjen e Hamasit përmes angazhimit të 173 mijë trupave, qindra tankeve dhe avionëve nga Izraeli, në Gaza ka nisur eksodi masiv.

Marshimi i rreth 1.1 milionë palestinezëve nga Veriu i Gazës në drejtim të Jugut nisi në orët e para të mëngjesit, pas ultimatumit prej 24 orësh nga Izraeli për evakuimin e civilëve.

Sipas një raportimi të fundit nga OKB-ja, deri më tani 423 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Rripi i Gazës, nën rrethimin gjashtëditor dhe bombardimet e ushtrisë izraelite.

OKB-ja po ashtu raporton se në Rrip janë regjistruar të paktën 1537 vdekje, duke përfshirë 500 fëmijë që kanë humbur jetën.

Ndërkohë, Izraeli ka dalë me një mesazh të fundit rreth procesit të evakuimit.

Ne e kuptojmë se evakuimi i popullsisë do të marrë kohë. Tani jemi duke verifikuar shifrat“, ka thënë zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari.

Urdhri izraelit është dhënë me fletëpalosje, mesazhe radio dhe telefonike dhe në internet edhe popullsia e Gazës do të duhet të lëvizë menjëherë në jug të Wadi Gazës për arsye sigurie. Sipas tij, kjo mund të zgjasë më shumë se 24 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos