Sulmi drejt Rripit të Gazës, banorët refuzojnë të zhvendosen nga veriu në jug

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 11:36 | Bota
Sulmi drejt Rripit të Gazës, banorët refuzojnë të

Duke kërkuar, marrëzisht, edhe me duar, për të kërkuar të gjallë nën rrënoja, nën shtëpitë e shembura, nga sulmet e natës.

Shpresa i mban gjallë se mund të gjejnë ende njerëz në jetë, edhe pse duket e pamundur. “Ky është gjenocid. Nuk është luftë, është gjenocide. Kjo është përpjekje vetëm për të zhvendosur njerëzit nga Rripi i Gazës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha një banor.

Veriu nuk është i sigurt, e mesa duket nga andej do të nisë edhe ofensiva tokësore e ushtrisë izraelite. Kryeministri Netanyahu është zotuar se do të hakmerret dhe se ky është vetëm fillimi.

Nga ana tjetër, edhe Hamas është zotuar se do të luftojë, deri në pikën e fundit të gjakut dhe i ka kërkuar banorëve të Gazës, të mos largohen sepse ajo është shtëpia e tyre.

Por edhe ata që po rezistojnë aty, thonë se e kanë të pamundur të mbijetojnë, të paktën jo për gjatë. “Furnizimi me ujë është bërë shumë i vështirë dhe ka vetëm 1 kompani që po shpërndan ujë. Vetëm zoti e di sa do ja dalim kështu apo se çfarë do ndodhë në 2/3 ditët në vijim, duke parë rrethanat në të cilat po jetojmë. Ditët në vijim, pres që të jenë shumë të vështira. Sepse armiku duket që nuk do t’i japë fund sulmeve në Rripin e Gazës. Ata po bombardojnë edhe shtëpitë bosh apo edhe ato me fëmijë e të moshuar brenda. Situata po bëhet çdo ditë e më e vështirë”.

6 orë kohë iu la në dispozicion këtë të shtunë banorëve të Gazës për t’u zhvendosur nga veriu në jug, nga Beit Hanun drejt Khan Yunis, para se të nisë një ofensive tokësore nga ushtria izraelite.

Sot nuk mund të flasim për numër të saktë të viktimave, të paktën atyre në Gaza. Sipas Kombeve të Bashkuara, janë mbi 1300 godina të shembura nga bombardimet dhe mbi 5500 shtëpi të shkatërruara. Gaza po shkatërrohet e po rrënohet dita ditës. Ndoshta, brenda pak orëve, qyteti dikur, shtëpi e mbi 2.3 milionë banorëve, do të zhduket.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos