Ura 400 metra që shërben edhe si kanal drejt shkatërrimit, banorët e Libofshës bëjnë apel për ndihmë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 13:16 | Aktualitet
Ura 400 metra që shërben edhe si kanal drejt shkatërrimit,

E ndërtuar rreth 35 vite më parë, “Ura e Mujallisë” ose ura “Kanal, “siç njihet nga banorët e zonës së Libofshës, rreth 400 metra e gjatë, vijon të jetë rruga më e shkurtër që lidh fshatrat në të dy anët e lumit.

E përdorur gjerësisht për transportin e njerëzve dhe të mallrave, kjo urë që shërben edhe si kanal,  lehtëson dhe ul kostot për banorët, por mungesa e mirëmbajtjes rrezikon funksionalitetin e saj.

Banorët tregojnë edhe lehtësinë që u jep përdorimi i kësaj ure në jetën e tyre të përditshme.

Ky urë është unike në llojin e tij, pasi që në ndërtim është projektuar me funksion të dyfishtë edhe si kanal për vaditjen e tokave, por edhe si urë kalimi për mjetet dhe njerëzit. Por nëse mungesa e mirëmbajtjes do të vijojë, atëherë kjo urë nuk është e largët dita që do të humbasë funksionet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos