I vuri flakën një lokali, ndalohet i riu në Tiranë, shpallet në kërkim porositësi i zjarrvënies

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 08:16 | Kronikë
I vuri flakën një lokali, ndalohet i riu në Tiranë, shpallet

Një i ri në Tiranë është ndaluar mëngjesin e së dielës pasi ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” duke shkaktuar kështu një vatër zjarri.

Sipas policisë, 29-vjeçari, K. B., e hodhi lëndën djegëse në tarracën e lokalit më 12 tetor dhe për pasojë u dogjën panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se i riu është paguar nga një 24-vjeçar me shumën 20 000 lekë të rinj, që të kryente krimin. Ndërkohë, porositësi i zjarrvënies është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar veshje të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos