
Jake Sullivan, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, paralajmëroi të dielën për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tha se SHBA po bën përpjekje për kalimin e sigurt për qytetarët amerikanë nga Gaza në Egjipt.
Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që popullata civile që po largohet nga Gaza të ketë qasje në ushqim, ujë dhe strehim dhe që të arrijnë në zona të sigurta.
“Ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe, sigurisht përfshirja e Iranit. Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara nga Hezbollahu në Liban”, tha Sullivan.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë shtoi se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës nuk ka asnjë lidhje me Hamasin, duke shtuar se ata “meritojnë jetesë me dinjitet dhe të sigurt”. (A2 Televizion)