Në samitin e Procesit të Berlinit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vuri edhe njëherë theksin në aspektin ekonomik të rajonit të Ballkanit, i cili sipas saj është ende nën mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.
Von der Leyen u shpreh se plani i investimeve të BE-së ka si synim të çlirojë potenciale në ekonomitë e Ballkanit, teksa shtoi se edhe vende që bëjnë pjesë në këtë rajon duhet të hapin tregjet për njëra-tjetrën.
“Procesi i Berlinit ka si synim për të ecur përpara në rajon. Kemi hedhur themele me planin tonë të investimeve. 16 mld euro janë përdorur tashmë. Ekonomitë tona në Ballkan dhe në tregun e BE-së janë ende shumë larg. Duhet të çlirojmë potenciale në ekonominë e Ballkanit dhe ta sjellim pranë mesatares sonë. Ky është qëllimi.
Duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të përbashkët për vendet e BE-së, për firmat, kompanitë dhe duhet ta krijojmë në lëvizjen e lirë të mallrave, transporti, energjia, pagesa pa para në dorë, që të jetë si në BE. Vendet e Ballkanit duhet të plotësojnë dhe tregun rajonal”, tha Von der Leyen. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   