Samiti i Procesit të Berlinit, Rama kritik: Premtimet nuk janë realizuar të gjitha

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 11:20 | Politikë
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama kritik: Premtimet nuk janë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit me kritika. Përpara liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë tha se ky proces ka 9 vite që ka nisur, mirëpo pavarësisht kësaj, ai thekson se shumë premtime nuk janë realizuar.

Rama vijoi fjalimin e tij duke thënë se kohët në të cilët po jetojmë janë vërtetë delikate me fronte luftë që janë nisur, e ndërsa kërcënime të tjera vijojnë në Ballkan, e për rrjedhojë, sipas tij, ajo që duhet bërë është bashkimi “në një çati” të përbashkët.

“Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin dhe shënjoi një moment historik për këtë rajon. Udhëheqësit e 6 vendeve të  Ballkanit Perëndimor u bashkuan për herë të parë në historinë e fqinjësisë sonë, jo për të diskutuar interpretimet e ndryshme e një të shkuare të përbashkët, por për tu nisur në një rrugëtim bashkëpunues drejt një objektivi domethënës të përbashkët për ta transformuar këtë rajon të pazhvilluar, të traumatizuar në një zonë që pasqyron 4 liritë e BE-së: lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimit e kapitalit.

Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta midis nesh dhe palës së BE-së, si dhe mes nesh. Ne edhe u bëmë pionierë të iniciativave tona siç Ballkani Perëndimor që do të kishte qenë i pakonceptueshëm pa Procesin e Berlinit. Duke reflektuar për këto 9 vite, ne kemi përftuar mjaft përvojë duke shkëmbyer pikëpamje dhe duke mësuar që në mënyrë civile të biem dakord që s’biem dakord për çështje të debatueshme.

U detyrohem mirënjohje vendeve si Franca, Italia , Austria , Gjermania, të cilat kanë qenë kampione të kësaj nisme nga 2014 e deri më tej. Mendoj që në fakt futja e kësaj fryme, kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit, e kësaj nisme vizionare. Megjithatë më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë. Angela Merkel e theksoi këtu, e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe në fakt ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos