Harta e re gjyqësore, që uli ndjeshëm numrin e gjykatave në vend, ka nisur të zbatohet prej 1 shkurtit të këtij viti, por këtë të martë ishte objekt diskutimi në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo gjykatë nisë shqyrtimin e ankimit të bërë nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë kundër vendimit të qeverisë për miratimin e rishpërndarjes së gjykatave.
Në ankimin e paraqitur, avokatët pretendojnë antikushtetutshmëri në hartën e re gjyqësore. Sipas tyre, kjo hartë monopolizon tregun e avokatëve vetëm në qytetet ku ka gjykata, rrit kostot e shërbimit të tyre për qytetarët, duke ulur kështu interesin e publikut për t’iu drejtuar gjykatës dhe cënuar aksesin e tyre në drejtësi.
Sipas avokatëve, takimet konsultuese të KLGJ kanë qenë vetëm formale.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qeverisë, KGLJ e KLP, si palë e interesuar në proces kërkuan rrëzimin e ankimit. Harta e re gjyqësore u zbatua në tre faza, gjatë së cilave në dy shkallë të gjykimit pushuan së ekzistuari 19 gjykata. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   