
Atentati në Bruksel, ka bërë që edhe Franca të jetë në gatishmëri maksimale, nga rreziku i sulmeve terroriste.
Mbrëmjen e kësaj të marte “gjelat” do të luajnë në qytetin e Lilës miqësoren me Skocinë. Pas skenave tronditëse të vrasjes së dy tifozëve suedeze, autoritetet franceze vendosën të forcojnë masat e kontrollit në kufi me Belgjikën.
Rreth 600 policë do të angazhohen për sigurinë dhe rendin në stadium, aty ku të pranishëm pritet të jenë edhe 1,700 tifozë skocezë. Në Francë po zhvillohet Botërori i Regbi, ndërsa pas rreth një viti do të organizohen edhe Lojërat Olimpike. (A2 Televizion)