All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Perla e harruar” mes maleve që arrihet vetëm me kuaj

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 08:58 | Aktualitet
“Perla e harruar” mes maleve që arrihet vetëm me kuaj
All - Paragraf - 1

Kjo natyrë me këto pamje, do të tërhiqnin këdo që i shikon, për t’i vizituar dhe shijuar nga afër. Por për të mbërritur deri këtu nuk është e lehtë.

Autoritetet lokale janë kujdesuar që të rendisin 40 destinacione natyrore dhe monumente midis të cilave dhe banesa ku ka lindur poeti Andon Zako Çajupi. Por turistët, siç thonë edhe banorët e zonës, duhet të vijnë me kuaj, pasi rruga lë shumë për të dëshiruar.

All - Paragraf - 3

Një tjetër banore tregon se çfarë ndodh me mjetin nëse do të shkosh nga Zagoria deri në Gjirokastër dhe në kthim.

Dhe ironia e fatit ka bërë që kjo krahinë, që kërkohet të vizitohet nga turistët të fillojë të braktiset nga banorët e zonës.

Do të mjaftonin disa kilometra asfalt, që kjo zonë të fillojë të prodhojë të ardhura për banorët e saj, ndërsa Qarkut të Gjirokastrës do t’i shtohej një tjetër atraksion natyror turistik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos