Përplasen automjetet në aksin Fier-Levan, dy të lënduar

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 14:54 | Kronikë
Përplasen automjetet në aksin Fier-Levan, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Fier-Levan, ky dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, një prej tyre ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës. Të dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit ku po marrin ndihmë mjekësore.

Dyshohet që shkak për aksidentin mund të ketë qenë, veç shpejtësisë, edhe lagështia në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos