All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Prindërit nuk bien dakord për emrin e fëmijës, çështja përfundon në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 08:52 | Lifestyle
Prindërit nuk bien dakord për emrin e fëmijës,
All - Paragraf - 1

Kush e ka fjalën e fundit për emrin që do t’i vihet fëmijës ? Është e qartë se ky duhet të jetë një vendim i përbashkët i prindërve. Megjithatë, nëse fëmija lind jashtë martese, situata ndërlikohet. Prandaj dhe një çift në Greqi kanë vendosur që ta dërgojnë rastin në Gjykatën e Lartë.

Në verën e vitit 2015, një djalë lindi jashtë martese dhe babai i tij biologjik, me një akt noterial e njohu si fëmijën e tij të mirëfilltë. Me të njëjtin akt noterial, nëna e fëmijës i ka dhënë babait biologjik “prokurë të posaçme për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për emrin e fëmijës”.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, pas lindjes së fëmijës, marrëdhëniet e çiftit u acaruan tejmase. Dhe gruaja me një akt të ri noterial ka zhbërë prokurën që i kishte dhënë ish-partnerit për çështjen e emrit. Pas ardhjes në jetë të djalit, nëna i ka vënë emrin me “M”, ndërsa babai kërkonte që ai të kishte emrin e babait të tij të ndjerë që niste me “P”.

Fëmija ishte konfuz për shkak se njerëzit nga ana e nënës e thërrisnin ndryshe nga të afërmit nga ana e babait, për rrjedhojë çështja ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos