All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

BE, paralajmëron platformat e mediave sociale të jenë vigjilente: Hamasi mund të transmetojë ekzekutime

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 20:52 | Bota
BE, paralajmëron platformat e mediave sociale të jenë vigjilente:
All - Paragraf - 1

Komisioneri i Bashkimit Evropian për tregun e brendshëm Thierry Breton u ka kërkuar platformave të mediave sociale që të përgatiten për mundësinë e kryerjes së ekzekutimeve me transmetim të drejtpërdrejtë nga Hamasi.

“…një rrezik i afërt nga i cili duhet të mbrojmë qytetarët tanë, dhe ne po kërkojmë garanci që platformat janë të përgatitura mirë, për mundësi të tilla”, tha Breton në një fjalim në Parlamentin Evropian.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se një zëdhënës i Brigadave Al-Qassam të Hamasit deklaroi javën e kaluar se Hamasi do të fillojë ekzekutimin e pengjeve në transmetim të drejtpërdrejtë nëse Izraeli targeton njerëzit në Gaza pa paralajmërim.

Breton shtoi se sinjali i BE-së është i qartë: “Gjërat kanë ndryshuar në Evropë. Ekziston një ligj, ai duhet respektuar.”

Akti  i Shërbimeve Dixhitale (DSA) është një rregullore në ligjin e BE-së që synon të krijojë një hapësirë ​​dixhitale më të sigurt ku mbrohen të drejtat themelore të përdoruesve dhe të krijojë një “fushë loje” të barabartë për bizneset. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos