Nuk ndikoi në uljen e kostove, nafta pa akcizë për fermerët, premtim gjysmak

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 12:59 | Sociale
Nuk ndikoi në uljen e kostove, nafta pa akcizë për fermerët,

Nafta pa akcizë në kuadër të mbështetjes së fermerëve duket se nuk ka dhënë efektet që fermerët prisnin dhe kjo gjë reflektohet edhe në kostot e larta të prodhimeve bujqësore. Në qarkun e Korçës mbi 30% e fermerëve të regjistruar nuk kanë përfituar fare naftë pa akcizë, ndërsa edhe pjesa që ka përfituar ka marrë më pak se gjysmën e sasisë që u takonte, krahasuar me sipërfaqet që kanë nën pronësi apo të marra me qira.

Bëhet fjalë për fermerë potenciale dhe super potencialë që punojnë sipërfaqe toke bujqësore që varion nga 20 deri në 150 hektarë.

Arsyet e kësaj shpërndarje vetë fermerët nuk dinë t’i thonë.

Dhe mungesa e kësaj, mbështetje natyrisht që është reflektuar jo vetëm në kostot e larta të shërbimeve për fermerët, por edhe në çmimet e produkteve bujqësore.

Të kontaktuar, zyrtarë të drejtorisë së ekstensionit bujqësor bëjnë me dije se në qarkun e Korçës janë 10.700 familje fermerësh. Burimi pranë kësaj zyre e pranojnë problematikën e fermerëve duke e justifikuar se nuk kanë përfituar gjithë sasinë e naftës , pasi është menduar shpërndarje edhe për fermerët e tjerë me mbi 1 hektarë sipërfaqe me kultura bujqësore. Ndërsa fondi dukshëm është i pamjaftueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos