
Debati për Reformën Zgjedhore është zhvendosur edhe në tryezën e përbashkët që po organizohet nga OSBE-ja. E gjithë zanafilla ka qenë se kush do të marrë fjalën, e ndërsa më i ashpër ka qenë Pano Soko, nga “Nisma Thurje”.
Fillimisht, fjala iu dha deputetes demokrate, Jorida Tabaku, por Enkelejd Alibeaj nuk e lejoi, e ndërsa këtu ndërhyri Soko duke thënë se duhet të dëgjohen zëra të tjerë, për shkak se deputetët mund të flasin në Kuvend.
“Ne nuk e diskutojmë këtë çështje se s’ka pasur mundësi për t’u bërë, Gjiknuri aty ka qenë, pse se ka bërë, ne sot e kemi peshkun në det, tiganin në zjarr, ato mund të flasin në Komision, të rrimë t’i dëgjojmë në parlament, t’i dëgjojmë edhe këtu”, tha Soko.
Reforma Zgjedhore vijon të jetë çështja që nuk po gjen dot zgjidhje dhe ndonëse pas disa diskutimesh ende nuk ka një produkt final. (A2 Televizion)