Deputetët e opozitës kthejnë përmbys karriget e ministrave në Kuvend, nuk lejojnë nisjen e seancës plenare

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 08:53 | Politikë
Deputetët e opozitës kthejnë përmbys karriget e ministrave

Seanca e sotme plenare, pritet të shoqërohet me trazira. 45 deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e brenda të Kuvendit dhe kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejojnë nisjen e seancës plenare.

Sipas opozitës, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu, prej 2 muaj edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.

Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD-së, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos