Berisha bllokon Foltoren, futet “live” në Facebook: Nisim sot qëndresën e opozitës  

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 08:50 | Politikë
Berisha bllokon Foltoren, futet “live” në Facebook: Nisim sot

Nga Foltorja e Kuvendit, në një seanca jo të zakonshme, Sali Berisha njoftoi se opozita ka nisur aksionin e saj opozitar. Qëllimi, sipas tij është rikthimi i parlamentit në “shinat e Kushtetutës dhe ligjit”. Ish-kryeministri, zgjodhi të transmetonte “live” në Facebook fjalën e tij nga Foltorja e zaptuar, duke akuzuar Parlamentin se ka asgjësuar opozitën.

“Parlamenti ka asgjësuar opozitën, sot nisim qëndresën tonë në sallë për t’u ndalë deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

“Kujtoni se do të shpëtoni me përjashtime, nuk shpëton ky parlament duke përjashtuar opozitën, keni bërë 2 vjet çfarë keni dashur, tani prisni”, tha Flamur Noka.  

Ndërkohë, socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për të kërkuar përjashtimin e deputetëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos