
Sic paralajmëruan deputetët e opozitës bllokuan punimet në seancën e sotme parlamentare. Trazirat u shënuan që me hyrjen brenda në sallë të deputetëve demokratë ku bllokuan foltoren dhe podiumin në të cilin qëndrojnë ministrat.
Pasi kthyen përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejojnë nisjen e seancës plenare dhe sipas opozitës, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në FB, administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së automatit, duke lënë në mes të territ opozitën.
Përpara se të fikeshin dritat, po duke shfrytëzuar rrjetet sociale, kreu demokrat Sali Berisha zgjodhi që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve ku sqaroi arsyet se përse opozita nuk mund të lejojë që të vijojnë normalisht punimet parlamentare. (A2 Televizion)