
Dokumentari për jetën e David Beckham që po transmetohet ne Netflix ka thyer çdo rekord të mundshëm, me mbi 3.8 milionë ndjekës në vetëm 1 javë.
Janë 4 seri, që nisën të transmetohen në 4 tetor e prej asaj dite çdokush ka parë në detaje dhe sekrete nga familja Beckham, biznesin apo edhe pengjet e sportistit në futboll.
Vetëm episodi i parë, është ndjekur aktualisht nga 3.8 milionë. Rekordi tashmë është tejkaluar krahasuar me çdo dokumentar tjetër, që është transmetuar në këtë platformë.
Seria e parë i dedikohet karrierës së Beckham, sidomos momentit kur mori kartonin e kuq në Kupën e Botës në vitin 1998. (A2 Televizion)